Shqipëria
E lë Gjermaninë për Shqipërinë
Derisa shumë shqiptarë kanë vendosur të largohen nga vendi, mjekë me eksperiencë në spitalet evropiane vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.
Një ndër këta mjekë është edhe Blerta Deda, e cila ka punuar prej vitesh në spitalin Marien-Krankenhaus, në Siegen të Gjermanisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “Deda është rikthyer për të shërbyer në Shqipëri dhe sot është pediatre në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë”, transmeton “ATSH”.
Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














