Intervista
E pamundur që BE të jetë pro ndryshimit të status quosë territoriale
BE nuk i ka ndryshuar politikat që mbështesin integritetin territorial të Kosovës, thotë Michael Leigh, ekspert për politikat evropiane. Është e pamundur që BE të jetë pro ndryshimeve të status quosë territoriale.
Deutsche Welle: A është larguar Brukseli dhe Uashingtoni nga politikat e mëparshme që mbështesnin sovranitetin e Kosovës dhe intergritetin territorial?
Michael Leigh: Do të ishte e gati e pamundur në Bashkimin Evropian të gjendej një konsensus në favor të ndryshimit të staus quo-së territoriale midis Serbisë dhe Kosovës. Ideja e njohjes së Kosovës në këmbim të përkatësisë territoriale nuk ka gjasa të përkrahet nga serbët dhe kosovarët ose të përkrahet nga pesë vendet anëtare të BE-së, që kanë refuzuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Ndarja bazohet në kërkim të puritetit etnik dhe jo nevojës për të jetuar së bashku në një shoqëri multietnike. Kjo mënyrë për arritjen e gjërave ka pasur një histori tragjike në Ballkan dhe nuk përputhet me principet e BE-së.
Shtetet anëtare do të jenë shumë vigjilente sa i përket rritjes së presioneve nga jashtë, duke pasur parasysh rolin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Deutsche Welle: Organizata të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova janë duke i kërkuar BE të bëjë një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës ose këmbimit të territoreve. Çfarë ka ndër mend të bëjë Bashkimi Evropian?
Michael Leigh: Mbetet të shihet nëse shtetet anëtare që janë tradicionalisht në favor të Serbisë do të ishin të gatshme të aprovonin një deklaratë të tillë.
Deutsche Welle: Çfarë është paraparë nga vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia? A do të çonte një marrëveshje për ndarjen automatikisht në njohjen e Kosovës?
Michael Leigh: Kundërshtimet e pesë vendeve të BE-së, që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës, janë të lidhura me dilemat politike që ata kanë në vendet e tyre dhe nuk kanë domosdoshmërisht si qëllim mbështetjen e Serbisë. Këto kundërshtime do të vazhdojnë të ekzistojnë për një periudhë të konsiderueshme edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.
Deutsche Welle: Kush mund të garantojë se Kosova do të marrë një vend në Kombet e Bashkuara nëse arrihet ndonjë marrëveshje?
Michael Leigh: Ky synim ka të ngjarë të mbetet një aspirate e papërmbushur në një të ardhme të afërt, megjithëse mund të krijohen forma të ndryshme bashkëpunimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Intervista
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival Paraqitja në Montreux pason vlerësimin e artistes me çmimin prestigjioz Swiss Jazz Award 2025, dorëzuar më... -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë













