Lajme
E përzunë nga avioni pasi hoqi maskën për të pirë ujë
Pasagjerja padit kompaninë ajrore me 8.8 milionë euro.
Bëhet fjalë për një pasagjere, të cilës iu kërkua të zbriste nga avioni pasi hoqi maskën për të pirë ujë, përcjell albinfo.ch.
Quhet Medora Clai Reading, me prejardhje nga Florida në SHBA, mori masa kundër Southwest Airlines Co duke e paditur atë 8.8 milionë euro.
68-vjeçarja deklaroi se një stjuardesë “armiqësore” i kërkoi të mbante maskën, pavarësisht problemeve shëndetësore. Këtu përfshiheshin problemet me zemrën dhe sheqeri i ulët në gjak që kërkonin hidratim të shtuar.
Southwest nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm, por ende nuk e kishte shqyrtuar ankesën.
Administrata Federale e Aviacionit tha se ekuipazhet e linjave ajrore në 2021 paraqitën 5.981 raporte të pasagjerëve të padisiplinuar, duke përfshirë 4.290 incidente të lidhura me maskat.
Sipas gruas, stjuardesa e urdhëroi të largohej nga fluturimi pavarësisht se ajo i kishte treguar kartelën shëndetësore duke justifikuar pirjen e ujit. Reading pretendon se një pilot, i cili nuk e kishte maskën, qeshi me tallje, ndërsa ajo largohej e përlotur.
Kristina Heuser, avokatja e saj, shtoi se një “aeroplan plot me dëshmitarë” e pa takimin dhe disa mund ta kenë incizuar atë.
Heuser e quajti sjelljen e Southwest “armiqësore dhe abuzive”. Padia e Reading pretendon shkelje të Aktit federal të Qasjes së Transportuesit Ajror dhe ligjeve të ndryshme të të drejtave civile.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











