Shëndetësi
E rrallë: Në QKUK i heqet tumori 10-kilogramësh një gruaje
(Foto ilustrim)
Një ekip mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer një operacion të komplikuar te një grua, duke ia larguar një cistë nga vezorja, i cili peshonte 10 kilogramë.
Gjatë intervenimit, pacientes i janë ruajtur organet reproduktive (mitra dhe vezorja), njoftohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandim të mjekut do të lirohet shumë shpejt në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Shef i Repartit të Operativës, Zef Ndrejaj, ka thënë se gjatë karrierës së tij është rasti i parë me përmasa kaq të mëdha.
“Është një tumor i vezores, faktikisht cistë e vezores së djathtë. Janë raste të shpeshta, por jo në këtë përmasë. Prej përvojës sime 20-vjeçare, është rasti i vetëm që e kam parë me këto përmasa”, theksoi Ndrejaj.
Operimi ka zgjatur dy orë dhe është realizuar me Thikën Ultrasonike (Ligashurën), një pajisje që e bën ndërhyrjen më të shpejtë e më të lehtë dhe, veç prerjes, kryen edhe qepjen, pa pasur nevojë për intervenim me penj e gjilpërë.
Klinika e Gjinekologjisë është pajisur me këtë aparaturë vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, me qëllim që të ofrohen shërbime më cilësore për pacientin. Pacientja V. K. kishte menduar se është shtatzënë, por pas ultrazërit gjinekologu i kishte rekomanduar operimin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











