Kosova
Edhe Bekim Jashari mohon se mund të jetë kandidat për President
Familja Jashari mohon çdo ambicie për Presidencën e Kosovës
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë që të gjendet dhe votohet në Kuvend presidenti i ardhshëm i Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, kandidaturën haptazi e ka bërë vetëm presidentja aktuale, Vjosa Osmani, por që duket se nuk ka mbështetje të gjerë nga deputetët.
Në opinion u përfolën edhe emra nga familja Jashari.
Ishte madje ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ai që tha sot pas takimit me homologen e tij shqiptare, Elisa Spiropali, se mes partive politike deri tani ka konsensus vetëm për një president që do të vinte nga familja Jashari.
Por, nga vetë familja Jashari kanë mohuar se kanë ambicie të tilla.
Ishte fillimisht Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, që tha për VOX Kosova se nuk ka interesim apo qëllim për t’u bërë president i Kosovës, dhe se “ua kam bërë të qartë partive politike se cilat janë arsyet pse unë nuk e bëj, sepse mbi supet e mia rëndon një barrë e madhe”.
Më vonë, ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit, vëllai tjetër i Adem Jasharit, i tha Radios Evropa e Lirë se ai mban qëndrimin e djalit të xhaxhait, duke shtuar “nuk kam çka t’i shtoj kësaj, asnjë pikë apo presje”.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Prekaz të Skenderajt te familja Jashari. Ai ka konfirmuar për mediat se ka biseduar me Rifat Jasharin “për çështje politike”.
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. Mënyra se si bie shi në Zvicër po ndryshon. Në vend të reshjeve të buta dhe... -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni stendën dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje












