CH-Ballkani
Edhe këtë vit bashkatdhetarët do ta paguajnë sigurimin kufitar
Edhe këtë vit bashkatdhetarët që udhëtojnë me automjete me targa evropiane do të paguajnë taksën e sigurimit kufitar për të hyrë në Kosovë.
Kështu thotë kryesuesi i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli.
Sipas tij, Kosova për shkak që nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, as këtë vit nuk mund të jetë anëtare me të drejta të plota në Kartonin e Gjelbër Evropian.
Ai tha se Kosova ka mundësi që të shfrytëzojë kartonin e gjelbër të shtetit austriak. Për këtë ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të duhej të jetë më aktive në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me Austrinë.
“Nëse Qeveria është serioze dhe fillon kontaktet në këtë rast me Qeverinë e Austrisë, mund të vije deri tek kartoni i gjelbër që Kosova të kaloj përmes Austrisë. Nëse Qeveria nuk është shumë aktive dhe shkon më ngadalë mund të mbeten edhe këtë vit qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët pa kartonë të gjelbër dhe bashkatdhetarët të paguajnë në kufij. ”, tha Pacolli për kosovapress, përcjell albinfo.ch.
Vitin e kaluar Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet dhe Financa kishte shprehë shqetësimin se ka pasur lobime për mos anëtarësim të Kosovës në Kartonin e Gjelbër Evropian.
Ai po ashtu kishte thënë ka disa ide se Byroja Evropiane e Kartonit të Gjelbër mund ta hap një zyrë që të mundëson shitjen e kartonit të gjelbër në Kosovë, e cila qytetarëve të Kosovës iu mundëson që të lëvizin në vende të tjera në vende anëtare të Kartonit të Gjelbër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













