Sport
Edhe kryeministri, i bindur se Kosova pranohet në UEFA dhe FIFA
"Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, derisa përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet denjësisht në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”
Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pritet të ndodhë shumë shpejt. Për këtë është i bindur edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili do të jetë i pranishëm në Kongresin që mbahet në Budapest të Hungarisë më 3 maj.
Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” u shpreh se Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, derisa përfaqësuesja e Kosovës do të paraqitet denjësisht në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket sportit të preferuar dhe skuadrave që përkrah në Kosovë dhe jashtë, Mustafa ka përgjigje interesante. “Më duhet të them se më pëlqejnë disa sporte, por mund të veçoj futbollin dhe basketbollin. Sa u përket ekipeve në futbollin vendor kam një lidhje të veçantë emocionale me Flamurtarin e Prishtinës, pasi që të afërm të mi janë themelues të tij.
Ndërkaq, në arenën ndërkombëtare, kam një simpati më të theksuar për ekipet gjermane, e në veçanti për Bayern Munichun. Por, më duhet ta them se pas dominimit të Majlindës dhe paraqitjeve të mira të Norës e të tjerëve, ka filluar të më pëlqejë edhe xhudo. Tashmë kam filluar t’i mësoj edhe disa rregulla të këtij sporti luftarak”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra













