Integrimi
Edhe në Gjenevë festohet kualifikimi i Shqipërisë në kampionatin evropian
Sikurse në vendet e tjera të Evropës ashtu edhe në qytetet e Zvicrës mërgimtarët shqiptarë kanë festuar deri në orët e vona të natës kualifikimin e Kombëtares së Shqipërisë në Evropianin “FRANCA 2016”
Një manifestim festiv është organizuar ad-hoc edhe në Gjenevë, nga një grup i të rinjve shqiptarë.
Ata me flamuj kombëtarë dhe rekuizita të tjera me shqiponjën dykrerëshe janë tubuar në sheshin “LES EAUX-VIVES” të këtij qyteti dhe fitoren e Shqipërisë ndaj Armenisë e kanë festuar me këngë e valle. Këngët dhe vallet i ka shoqëruar herëpashere edhe hedhja e fishekë zjarreve dhe jehona e burive të veturave.
Organet e rendit e kanë përcjellur me mjaft profesionalizëm kremten e këtyre të rinjve.
Në mënyrë që mos të ndërpritet gëzimi i tyre ata kanë drejtuar të gjitha hyrjet dhe daljet e veturave në këtë shesh palejuar për as një moment bllokimin e komunikacionit.
Të rinj e të reja të të gjitha trojeve shqiptare që prej vitesh jetojnë në këtë kanton, gjatë gjithë kohës kanë brohoritur emrin e Kapitenit Lorik Cana dhe të portierit Etrit Berisha, paharruar për asnjë çast edhe përzgjedhësin e Kombëtares sonë Gianni De Biasi, të cilin e kanë cilësuar si mik të vërtetë të shqiptarëve.
Ata janë shpërndarë të qetë duke premtuar që gjatë verës së ardhshme do të jenë përkrah Kombëtares Shqiptare edhe në stadiumet e Francës.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve















