Kosova
Edhe në Kosovë ndalohet shitja e alkoolit të miturve
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, ka deklaruar se kanë marrë iniciativë që tash e tutje kushdo që u shet pije alkoolike të miturve do të dënohet.
“Kjo iniciativë për inspektim do të përfshinë gjitha dyqanet afariste, qofshin ato të mëdha apo të vogla. Në bazë të urdhëresës që ka hyrë në fuqi dje, të gjitha këto dyqane duhet ta respektojnë atë”, ka thënë ministri Shala gjatë inspektimit që i ka bërë dyqanit afarist “ETC”, përcjell albinfo.ch.
Ministri njoftoi se përveç pijeve alkoolike, inspektimi përfshin dhe ekspozimin e kutive të duhanit dhe shitjen e tyre personave nën moshën 8 vjeç.
Kryeinspektori i MTI-së ka thënë se nuk kanë kuadro të mjaftueshme të inspektorëve për mbikëqyrje të të gjitha pikave shitëse, por theksoi se do të bashkëpunojnë me inspektorët komunalë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave















