Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe nëse paraqitet një valë e re, Belgjika nuk do të izolohet
Në muajin maj, ky vend lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.
Belgjika nuk do të vendosë masa të rrepta të izolimit, sikurse në dy muajt e fundit, edhe nëse paraqitet një valë e dytë e përhapjes së koronavirusit, tha ministri i Brendshëm i Belgjikës, Pieter De Crem.
Në mesin e muajit mars Belgjika filloi zbatimin e masave kundër koronavirusit, duke lejuar funksionimin vetëm të dyqaneve ushqimore dhe barnatoreve.
Megjithatë, në muajin maj, ky vend lehtësoi disa masa, duke lejuar hapjen e bizneseve.
Ministri belg tha se masat e ashpra të bllokimit nënkuptonin që spitalet belge nuk duhej t’u mohonin njerëzve kujdesin mjekësor.
“Nëse do të kishte një valë të dytë, atëherë unë mendoj se do të gjendemi në një situatë të ndryshme, përkatësisht me testime dhe gjurmime të kontakteve. Unë mendoj se që tash mund të përjashtojmë një rikthim në masat e rrepta të izolimit”, tha De Crem.
Belgjika, ku gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, ka qenë ndër vendet më të prekura në Evropë me 57.092 raste të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe 9.280 vdekje.
Qeveria e Belgjikës do të zhvillojë një takim me drejtuesit rajonalë dhe ekspertët ekonomikë dhe mjekësorë, më 3 qershor, për të diskutuar një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












