Lajme

Edhe një i ri nga Kosova, pjesë e Marinës Amerikane

Jon Hoti është një i ri nga Prizreni i Kosovës, që dje ka arritur të diplomojë në Hjuston dhe të bëhet pjesë e Marinës Amerikane.

Lajmin e mirë për suksesin e të riut e dha Ismet Kryeziu, përmes profilit të tij në Facebook.

Kryeziu shkroi: “Të rejat dhe të rinjtë tanë për ditë e më shumë po bëhen historia jonë e suksesit, para të cilëve duhet të përulemi”.