Lajme
Edhe një i ri vdes nga korona, ose BAG ka problem me statistikat!
Fakti se ai ishte pozitiv për koronavirus me sa duket i kishte mjaftuar BAG-ut për ta përfshirë atë në statistikat e vdekjeve nga korona
Në njoftimin më të ri të Federale të Shëndetit Publik, BAG, thuhet se një tjetër i ri ka vdekur nga koronavirusi. Konkretisht: në shifrat e publikuara të hënën nga BAG, midis të vdekurve të tjerë është shfaqur edhe një rast nga grupmosha 20-29 vjeçare, shkruajnë mediat zvicerane sot.
“Është një person, mashkull, nga kantoni Vaud, i cili kishte sëmundje të ndryshme paraprake”, shpjegon BAG. Por mbetet e paqartë nëse ai ka vdekur duke pasur koronën apo konkretisht, ka vdekur nga korona.
Cilido që të jetë shkaku, ky rast është pjesë e një problemi që BAG ka me statistikat e vdekjes, transmeton albinfo.ch. Kjo tashmë është parë në rastin e një djali, i cili është prezantuar si i vdekur nga korona, ndërkohë që është ende e paqartë se nga çfarë sëmundje ka vdekur ai në të vërtetë.
Fakti se ai ishte pozitiv për koronavirus me sa duket i kishte mjaftuar BAG-ut për ta përfshirë atë në statistikat e vdekjeve nga korona.
Po kështu, një lojë e njëjtë ka ndodhur edhe me një burrë nga kantoni i Cyrihut. Një 29-vjeçar është radhitur në listën e të vdekurve nga korona, të BAG-ut, midis 21 dhe 27 dhjetorit, përcjell albinfo.ch. Kantoni i Cyrihut menjëherë kishte reaguar duke kundërshtuar shkakun e vdekjes.
Megjithëse personi i vdekur në të vërtetë kishte virusin korona, mund të përjashtohet që ai të ketë vdekur nga pikërisht nga ky virus. Por, edhe pas këtij sqarimi, ai nuk është hequr nga statistikat e BAG-ut. As i vdekuri tjetër, djali nga St. Galleni.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti














