Lajme
Edhe një i vdekur nga pickimi i rriqrave
Infektologu Sali Ahmeti thotë se janë edhe dy pacientë të tjerë në këtë Klinikë nga zona e Malishevës dhe Rahovecit, ku gjendja e tyre është shumë e rëndë
Edhe një person tjetër nga rajoni i Malishevës ka vdekur të premten në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e pickimit të rriqrave. Personi i vdekur është një djalë 31 vjeçar, i cili u infektua me virusin Krime Kongo, që bartet nga rriqrat.
Infektologu Sali Ahmeti i ka thënë gaztës “Zëri”se pacienti i cili ishte nga Komuna e Malishevës ka qenë i shtrirë në këtë klinikë që nga 17 qershori, mirëpo gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Dhe kështu nga kjo sëmundje, numri i të vdekurve arrin në katër.
“Gjendja e tij ka qenë shumë, shumë, e rëndë edhe kur ka ardhur në Klinikë. Sepse ky pacient i ka pasur edhe disa probleme shëndetësore që nga fëmijëria, por sidoqoftë sëmundja ka qenë ekstrem e rëndë edhe ne kemi bërë përpjekjet maksimale, por fatkeqësisht personi ka përfunduar me fatalitet”, ka deklaruar Ahmeti.
Sipas tij, janë edhe dy pacientë të tjerë në këtë Klinikë nga zona e Malishevës dhe Rahovecit, ku gjendja e tyre është shumë e rëndë.
“Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 11 pacientë që janë të prekur nga pickimi i rriqrave dhe janë në trajtim e sipër. Një është pranuar sot, të tjerët janë prej para dy – tre ditësh. Ndërkaq dy pacientë janë në gjendje shumë të rëndë dhe jemi duke bërë përpjekjet tona maksimale për t’i rehabilitur”, ka thënë Ahmeti.
Këta dy pacientë, sipas tij, janë në gjendje shumë të rëndë, njëri është nga rrethi i Malishevës dhe tjetri nga rrethi i Rahovecit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












