Lajme
Edhe një kanton kërkon hapjen e restoranteve më 1 mars
Qeveria e Appenzell Innerrhoden: "Situata aktuale lejon hapjen e restoranteve. Ky hap është i mundur dhe korrekt nëse respektohen konceptet e mbrojtjes"
Pas Kantonit të Graubündenit dhe atij të Vaudit, edhe një kanton tjetër kërkon hapjen e restoranteve më herët se që është rekomadnuar nga qeveria federale.
Kështu, qeveria e kantonit malor në Zvicrën lindore, Appenzell Innerrhoden është duke bërë presion që restorantet të hapen më 1 mars, raporton srf.ch.
Ajo i kërkon Këshillit Federal të hapë ambientet e brendshme dhe të jashtme të restoranteve në këtë datë, transmeton albinfo.ch. Qeveria e kantonit pajtohet vetëm pjesërisht me zbutjen e propozuar nga Këshilli Federal i masave, njoftoi zyra e këshillit të kantonit.
Pasi numri i infeksioneve të reja ka rënë në muajt e fundit, Këshilli Federal po propozon një hapje të kujdesshme, graduale. Por, masat nuk janë të mjaftueshme, sipas ekzekutivit të kantonit. Situata aktuale lejon hapjen e restoranteve, thuhet më tutje në njoftim. Ky hap është i mundur dhe korrekt nëse respektohen konceptet e rrepta të mbrojtjes.
Qeveria kantonale gjithashtu kërkon të rritet kufiri i moshës në fushën e sportit dhe kulturës nga 18 në 20 vjeç, përcjell albinfo.ch. Kjo, veçanërisht pasi kufiri i moshës prej 20 vjet korrespondon më shumë aktivitete e rinisë dhe sportit.
Përveç kësaj, Këshilli Federal duhet të zhvillojë shpejt një strategji të hapjes, e cila do të shtrihej përtej verës së 2021.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














