Kosova
Edhe një punëtor i lënduar rëndë në vendin e punës
Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, derisa ishte duke kryer disa punime të një shtëpie, me ç’rast muri i porsandërtuar është rrëzuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 13:42, në rrugën “Blerim Ademi”, në Prishtinë.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin policor, përcjell albinfo.ch.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
“Njësitet relevante dhe Inspektorati i Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, hetuesit policorë në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, thuhet tutje në raportin policor.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet













