Bota
Edhe një qytet gjerman ndalon makinat e vjetra me naftë
Ndalimi i makinave të vjetra me naftë në qytetin gjerman Stuttgart , i cili pasoi vendimin e gjykatës së vitit të kaluar, do të hyjë në fuqi më 1 prill.
Ajo do të zbatohet edhe për pronarët e makinave që jetojnë në qytet, njoftuan sot autoritetet e qytetit.
Sipas këtij vendimi, automjetet me dizel që nuk janë në përputhje me standardet e emetimit “Euro 4” ndalohen të lëvizin ose të parkohen në qytet, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
Automjetet me motorë dizel që plotësojnë standardin e emetimit “Euro 5” ende nuk do të mbulohen, por vendimi përfundimtar do të bëhet pas testimit të emisioneve të gazrave të dëmshme në mesin e vitit 2019.
Gjykata Federale në Gjermani vendosi vitin e kaluar që qytetet mund të vendosin ndalimin e ngasjes së automjeteve me naftë në luftën kundër ndotjes së ajrit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











