Futboll

Edhe pak çaste na ndajnë nga dueli Xhaka vs Shaqiri

Shaqiri shënoi kundër Kardifit dhe u vlerësua nga legjanda e Liverpulit John Aldridge si transferta më e mirë e verës. Në anën tjetër Xhaka me Arsenalin shënojnë fitoren e shtatë radhazi dhe shpesh ka qenë edhe kapiten i klubit.

Në momentet më të mira që po kalojnë dy futbollistët shqiptarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do duhet të përballen njëri me tjetrin në duelin e shumë pritur mes Arsenalit dhe Liverpulit. Krahas një rivaliteti mes klubeve për të rrëmbyer vendin e parë, Xhaka dhe Shaqiri do luajnë kundër njëri-tjetrin për të qenë protaonistë të ekipeve respektive, shkruan albinfo.ch.