Lajme
Edhe pse ka fituar 50.7% të votave, iniciativa e korporatave, humbi: Ja përse
Sistemi votues zviceran kërkon që krahas votave individuale, të arrihet edhe shumica e numrit të kantoneve ku iniciativa përkatëse ka fituar një shumicë
Iniciativa “Për korporatat e përgjegjshme – në mbrojtje të njerëzve dhe mjedisit”, ndonëse me përqindjen e votave do të dilte fituese, ka humbur për shkak të numrit të kantoneve, shkruan sda.ch. Sipas rezultateve përfundimtare, përqindja e votave pro ishte 50.7 për qind. Gjithsej 1.299,173 njerëz kanë votuar për iniciativën dhe 1.261,673, kundër.
Sistemi votues zviceran kërkon që krahas votave individuale, të arrihet edhe shumica e numrit të kantoneve ku iniciativa përkatëse ka fituar një shumicë, shkruan albinfo.ch. Kjo nuk u arrit, gjegjësisht vetëm 8 kantone e gjysmë kanë pasur shumicë votash pro iniciativës ndërsa 14 e gjysmë kantonet tjera, kanë pasur shumicën kundër iniciativës. Me fjalë tjera, ka pasur më pak kantone me më shumë banorë, ku është votuar pro, dhe më shumë kantone me më pak banorë, ku është votuar kundër.
Sipas mediave zvicerane në edicionet e sotme, fushata e gjatë e mbështetësve të iniciativës ka pasur ndikim kryesisht në Zvicrën Latine(frankofone dhe italofone) dhe në zonat urbane të Zvicrës gjermanishtfolëse.
Përqindja e pa votave ishte veçanërisht e lartë në kantonet rurale të Zvicrës gjermanishtolëse. Jo-ja më e qartë është regjistruar në kantonin Schwyz me 68.4 për qind, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa shumica e votuesve në kantonet si: Fribourg (56.6 për qind), Gjenevë (64,2 për qind), Jura (68,7 për qind), Neuchâtel (64,6 për qind), Ticino (54,2 për qind) dhe Vaud (59.8 për qind) si dhe në kantonet urbane të Basel-Stadt (61.9 përqind), Bernë (54.6 për qind) dhe Cyrih (52.8 për qind) kanë miratuar iniciativën e përgjegjësisë së korporatave.
Projekt-ligji i iniciativës së përmendur kërkon që kompanitë me qendër në Zvicër të respektojnë edhe jashtë vendit të drejtat e njeriut dhe standardet mjedisore të njohura ndërkombëtarisht, transmeton albinfo.ch
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















