Integrimi
Edhe pse të integruar, Sanida dhe Enisi duhet ta lëshojnë Austrinë
Për këtë familje, fjalë të mira ka folur edhe kryetari i Klaffer-it, Franz Wanger. “E gjithë familja është një shembull i integrimit", thotë ai
Para 14 muajve Sanida dhe Enis Avdijaj së bashku më prindërit e tyre dhe vëllain e vogël kanë ardhur në Klaffer të Austrisë. Këtu ata janë duke ndërtuar të ardhmen e tyre. Por, e gjithë familja kosovare është në ankth për shkak të paralajmërimit për deportim, shkruan tips.at
Si dy të rinjtë ashtu as redaksia e tips.at nuk po arrin të kuptojnë pse kjo familje duhet të kthehet në Kosovë. “Ne këtu kemi filluar mësimin. Sanida punon në Bärnsteinhof, Enisi në hotel Almesberger”, thonë dy të rinjtë. “Edhe babai ynë punon dhe ne mundemi tashmë të kujdesimi për vetveten. Ne nuk kemi nevojë më për ndihmë”, transmeton “albinfo.ch” fjalët e dy të rinjve të cilët përgjatë këtyre muajve në Austri kanë mësuar mirë edhe gjuhën gjermane. Në kohën e lirë, ata punojnë punë vullnetare në Aigen Schlagl.
Familja nga Kosova ka marrë përgjigje negative dhe nuk i është aprovuar kërkesa për azil. E gjithë e ardhmja e tyre tashmë mund të përmbyset. “Ne nuk dëshirojmë të kthehemi”, thonë dy të rinjtë, me shpresën se do të gjejnë përkrahje edhe prej të tjerëve, njofton “albinfo.ch”
Shembull i integrimit
Për këtë familje, fjalë të mira ka folur edhe kryetari i Klaffer-it, Franz Wanger. “E gjithë familja është një shembull i integrimit. Ata na ndihmojnë në të gjitha punët e nevojshme që kemi këtu. Ne po përpiqemi që ata të fitojnë të drejtën e qëndrimit këtu. Ata kanë një bazë pse janë larguar nga Kosova”, thotë Wanger.
Në komunën e Klaffer-it janë të vendosur 46 azilkërkues. Komuna po mundohet t`i ndihmojë ata të integrohen. Por, edhe falë punës së tyre vullnetare vërtet gjithçka po shkon për se mbari, thotë kryetari i këtij vendi.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













