Lajme
Edhe shumë punë për liberalizimin e vizave
Eurodeputetja Tanja Fajon tha se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në procesin integrues, por kërkohet shumë punë deri të liberalizimin i vizave
Kosova ka mbetur shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në liberalizimin e vizave, ndërsa sipas europarlamentares Tanja Fajon, edhe për një kohë Kosova do të mbetet kështu. Fajon tha se Prishtina zyrtare ka bërë përparim në përmbushjen e kritereve për liberalizim, por akoma mbetet punë për t’u bërë.
Këto komente ligjvënësja e PE-së i bërë gjatë një vitit që po i bënë Kosovës. Ajo tha se askush nuk e di saktë se kur kosovarët mund të qarkullojnë të lirë në zonën Shengen, ndërsa kërkoi më shumë punë në çështjet integruse.
“E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk jam në pozitën që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua, sa më shpejt, aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi europarlamentarje Fajon.
Ajo sot u takua me ministren e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. “Kemi informata pozitive se Kosova po bën progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit”, ka thënë Fajon.
Kosova duhet të fokusohet në punë dhe duhet të bëjë atë çka është e nevojshme. Nuk duhet të bëhen vetëm reformat, por ato duhet edhe të zbatohen, ka deklaruar mes tjerash në një konferencë për media eurodeputetja Fajon.
Ajo ka potencuar se në muajin mars do të vijë në Kosovë për të dytën herë misioni i ekspertëve për të parë nga afër se çfarë është punuar për përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit. Lidhur me këtë çështje, Fajon ka thënë se duhet pritur raportin e këtij misioni.
Eurodeputetja Fajon shtoi se një ndër problemet kryesore të Kosovës për këtë proces është numri i madh i azilkërkuesve nga Kosova drejt BE-së.
“Është problem serioz, pasi që është një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që kërkojnë azil të rrejshëm dhe kjo është shqetësuese. Është e nevojshme që institucionet e Kosovës të mos lejojnë një gjë të tillë. Këtë u kërkova ministrave që të luftojnë kundër kësaj, sepse sot më shumë se kurrë, na duhen argumente të mira se kriteret janë përmbushu”, deklaroi ajo.
Ministria e Integrimit, Vlora Çitaku tha se me eurodeputeten Fajon, është biseduar në detaje rreth finalizimin të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, në mënyrë që ky kapitull të përfundojë sa më parë dhe të fillojë realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën”, citohet të ketë thënë ministrja Çitaku
Ministrja Çitaku citohet të ketë shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ndryshe nga Fajon, eroparlamentarja tjetër Ulirike Lunaçek ka thënë se nuk do të ketë liberalizim vizash për Kosovën edhe 2-3 vjet. Kjo deklaratë kishte shqetësuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës. Fajon ndërkaq ka qenë më e matur, duke mos dhënë dat
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë Udhëtarët në Zvicër duhet të kenë një biletë të vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit... -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër












