Lajme

Edhe tre persona po hetohen për skandalin e mashtrimit të PostBus

Në skandalin e mashtrimeve të PostBus, edhe persona të tjerë po hetohen tani.

Siç është bërë publike tani më, edhe tre persona të tjerë janë duke u hetuar për skandalin e mashtrimit.

Gjatë ditës së sotme Policia Federale- Fedpol konfirmoi se janë zgjeruar pistat e hetimit, duke bërë kështu që deri më tani të jenë 6 persona të cilët po hetohen.

Nëse shpallet ndonjëri fajtor, përballja me ligjin do të jetë me vite burg dhe gjobë deri në 30.000 franga.

Personat e rinj që po hetohen janë tre anëtarë të bordit ekzekutiv të PostBus.

Skandali ka të bëjë me një auditim zyrtar, i cili zbuloi se PostBus – i njohur për rrjetin e tij alpin të autobusëve dallues të verdhë – manipuloi llogari midis viteve 2007 dhe 2015, ku përfshihen miliona në subvencione federale dhe kantonale.

Në fund të vitit 2018, Fedpol hapi një hetim mbi ish-Drejtorin e Përgjithshëm të PostBus, Daniel Landolf dhe kryetarin e financave të kompanisë Pascal Koradi. Në mars të këtij viti, ish-Kryeshefi Ekzekutiv Financiar i SwissPost, filial i të cilit është PostBus, u bë ekzekutivi i tretë në qendër të vëmendjes.

Skandali e ka vendosur SwissPost nën një kontroll të ashpër dhe ka çuar në largimin e gjithë menaxhmentit të lartë të PostBus, Drejtorit Ekzekutiv të SwissPost dhe disa anëtarëve të bordit.

Shtatorin e kaluar, kompania ra dakord t’i kthejë qeverisë lokale dhe federale 205.300 franga.