Shqipëria
Edi Rama: Nuk ka udhëtime biznes klas, as pushime jashtë shtetit
Në mbledhjen e parë me kabinetin qeveritar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një vendimi u kufizoi luksin ministrave të kabinetit të tij, transmeton Albinfo.ch.
Sipas kodit, anëtarët e qeverisë nuk duhet të udhëtojnë në biznes klas, as nuk mund të pushojnë jashtë shtetit apo të darkojnë dhe drekojnë në festa kur janë në orar të punës.
“Asnjë udhëtim pune jashtë shteti me lekët e shtetit në qendër apo rajone që nuk ka marrë miratim dhe nuk është njoftuar Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk konsiderohet në përputhje me etikën e qeverisë. Do parashikohen sanksione për çdo shkelje të normave etike. Shpenzimet e vizitave të punës jashtë shteti që nuk mbyllet me dorëzimin në ministri për raportin e vizitës nuk paguhet nga Thesari i shtetit”, tha Edi Rama, i cili sot edhe zyrtarisht nisi mandatin e tretë qeverisës në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë











