Lajme
Ekipi i OBSH-së në Kinë, nuk lejohet të hyjë në laboratorin e viruseve
Një ekip shkencëtarësh të OBSH-së mbërritën në Wuhan të Kinës për një mision të ngarkuar politikisht mbi hetimin e origjinës së koronavirusit.
Por dy shkencëtarëve iu ndalua hyrja pasi rezultuan pozitivë për antitrupa të Covid 19 në Singapor, por ndërkohë i gjithë ekipi doli negativ në testet standard PCR që tregojnë nëse je i prekur aktualisht nga infeksioni. Pekini i ka rezistuar prej kohësh presioneve për një hetim të plotë dhe ka qarkulluar madje dhe teoritë se fillesat e sëmundjes mund të mos kenë qenë fare në Wuhan, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Edhe drita jeshile për ekipin e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u dha pas përpjekjesh disa mujore për t`i dërguar ekspertët në terren. Ndërsa atyre u është dhënë OK-i të hetojnë tregun e kafshëve të gjalla ku u diktua një vatër e hershme infeksioni, nuk do të lejohen të verifikojnë pretendimet se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan, siç kanë pretenduar Donald Trump dhe disa liderë të tjerë.
Drejtuesit e Kinës Komuniste janë mburrur me suksesin e tyre në mposhtjen e sëmundjes brenda kufijve të vendit. Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se fshehu fillesat e pandemisë dhe shtrirjen e vërtetë të saj në ato momente, ndërsa gjithashtu kritikoi mënyrën sesi ekspertët kineze kryen fazën e parë të verifikimeve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










