Eklipsi i diellit u eklipsua nga mjegulla!
Edhe në disa nga majat e maleve me lartësi mbi 2000 metra, eklipsi i diellit nuk ka mundur të shihet qartë
Eklipsi i pjesshëm i diellit, ose zënia e tij, që ishte paralajmëruar për mëngjesin e ditës së sotme, ka mundur të shihet vetëm pjesërisht dhe në vendet me lartësi më të madhe. Pamjen e qartë të eklipsit në pjesën më të madhe të Zvicrës e kanë penguar retë dhe mjegulla e dendur që ka karakterizuar ditën e sotme.
Megjithatë, edhe në disa nga majat e maleve në Zvicrën Qendrore me lartësi mbidetare më shumë se 2000 metra, eklipsi i diellit nuk ka mundur të shihet qartë, njoftojnë mediet zvicerane.
Turistë të shumtë dhe kureshtarë të tjerë ua kishin mësyrë me kamera kodrave dhe maleve për të shikuar spektaklin e rrallë të natyrës, por shumica e tyre ishin ndarë të zhgënjyer me atë që (nuk) kishin parë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%















