Ekonomi
Ekonomia britanike tkurret ndërsa vendi pritet të largohet nga BE
Ekonomia britanike u tkurr në tremujorin e dytë të vitit, për herë të parë që prej 2012-s, një sinjal negativ ky teksa vendi bëhet gati të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor.
Sipas mediave ndërkombëtare, stërlina ra në nivelin më të ulët të 31 muajve të fundit kundrejt dollarit, pasi të dhënat tregonin se të ardhurat në ekonominë e pestë më të madhe në botë ranë me 0.2 për qind në tre muajt e dytë të vitit, krahahsuar me ato të tremujorit të mëparshëm.
Me qeverinë e Boris Xhonson që është zotuar të largohet nga BE në datën e caktuar, me apo pa një marrëveshje tranzicioni, parashikimi për pjesën tjetër të 2019-s është i pasigurtë. Rritja ekonomike ndërkohë ka rënë në 1.2 nga 1.8 për qind që ishte në tremujorin e parë, konfirmoi zyra britanike e statistikave.
Sipas ekspertëve, nuk ka vend për dyshim se ekonomia po hyn në ngërç, pavarësisht se të dhënat nuk janë shumë të qëndrueshme. Në këto rrethana, kanë shtuar ata, ekonomia britanike mbetet në buzë të humnerës sa i takon ecurisë së saj në tremujorin e tretë, përcjell Rtsh.
Kjo, nisur nga fakti se rritja ekonomike në qershor ishte më e dobëta që prej gushtit të vitit 2013, vetëm 1 për qind. Situatës së vështirë i shtohet edhe pasiguria e shkaktuar nga lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së... -
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor













