Maqedonia
Eksodi i të rinjve drejt Gjermanisë nuk ka të ndalur
Në këtë Institut në Shkup, çdo të premte në mëngjes dhjetëra të rinj hyjnë në provimin e gjuhës gjermane. Ky është njëri nga kushtet për marrjen e vizës së punë për persona me profesione të ndryshme, të cilët pretendojnë të jetojnë në Gjermani.
“Kam diplomuar teknike e Rëntgenit, dhe për ardhmëri më të mirë mendoj se këtu do të gjendem më mirë se këtu. Te ne ka shumë papunësi, parasë gjithash personave të diplomuar”, u shpreh Monika, studente nga Struga.
“Për ardhmëri më të mirë. Dua atje të punoj, edhe këtu ka por nuk do të doja këtu të punoj sepse nuk më leverdisë pagesa. Për këtë arsye vendosa atje të shkoj, thjeshtë këtu nuk e shoh ardhmërinë”, tha Sanella Sallmani, studente nga Gostivari.
Musa Ajeti thotë se vajza e tij 19 vjeçe me shkollë të medicinës ka gjetur punë në Gjermani dhe tani i duhet vetëm të kaloj edhe provimin e gjuhës gjermane. Ai thotë se kjo nuk ka qenë ëndrra e tij për fëmijë.
“Për çdo ditë gati 4-5 autobusë shkojnë për Gjermani. Për çfarë arsye? Se nuk ka punë, njerëzit me fakultete të kryera dhe nuk arrijnë asgjë këtu”, deklaroi Musa Ajeti, prind.
Akademiku Izet Zeqiri thotë se vendet e perëndimit synojnë t’i marrin të diplomuarit e sferave të ndryshme, duke dëmtuar shtetin rreth 500 milion euro në vit, të investuara në arsimimi, por që të njëjtit studentë profesionin e zhvillojnë jashtë Maqedonisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch
“Ky është një dëm i madh për Maqedoninë, për shkak se kostoja e shtetit për një nxënës deri në klasë të tetë është 10-12 euro; kurse kostoja për shkollimin e mesëm është nga 18-20 mijë euro; kostoja për studimet universitare në shkencat e ndryshme është nga 35-40 mijë euro; kurse kostoja për studime në shkencat e mjekësisë është 55 mijë euro – deklaroi Izet Zeqiri, profesor universitar.
Agjencia e Migrimit nuk ka të dhëna të sakta për shkak se jo të gjithë të zhvendosurit paraqiten në mënyrë institucionale. Nga Enti për Statistikë thonë se nuk kanë numër relevant të të zhvendosurve nga vendi deri sa të bëhet regjistrimi i ri i popullsisë. Përderisa, institucionet hezitojnë të flasin me shifra, profesorët thonë se çdo vit ulet numri i nxënësve nëpër shkolla si dhe numri i studentëve nëpër universitetet e vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër Fabrika quhet Bachmann Krawatten AG dhe ndodhet në Cyrih. Ajo konsiderohej prodhuesi i fundit i kravatave... -
Politikani i akuzuar për përdhunim të shumëfishtë kishte pranuar sulmet para psikoterapistit -
Gjykata Evropiane dënon Zvicrën: Të paraburgosurit iu mohua e drejta të shihte lindjen e fëmijës -
Bazeli rekruton shtetas të huaj me vizën B për trajnim policor -
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto














