Lajme

Eksperimenti i të ardhurave bazë të Cyrihut u refuzua

Të dielën, 53.9 për qind e votuesve të Cyrihut hodhën poshtë një propozim nga e majta politike për të prezantuar një projekt pilot që do të jepte midis 2,500 dhe 3,000 franga në muaj për 500 banorë të qytetit, përcjell albinfo.ch.

Çështja, e cila më parë dështoi në qytete të tjera, mendohej se kishte një shans më të madh suksesi në Cyrih, i cili besohet të jetë më i “majtë” se komunat e tjera zvicerane.

Megjithatë, vetëm dy nga 12 rrethet e Cyrihut votuan në favor të projektit të dielën.