Lajme
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë
Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad Zygoma”, tek një pacient me atrofi të rëndë të nofullës së sipërme – një situatë klinike ndër më sfidueset për rehabilitim oral
Ekspertët kosovarë vazhdojnë të shënojnë rezultate të shkëlqyera në qendrat më të njohura klinike dhe universitare të Evropës. Njëri prej tyre është implantologu kosovar Dr. MDSc. Genc Zenunaj, i angazhuar në Leiden University Medical Center (LUMC) në Holandë, ku po zhvillon edhe studimet e doktoraturës (PhD) me fokus në implantet zigomatike dhe metodën inovative të vendosjes së tyre me kirurgji të guiduar (Guided Zygoma Implant), shkruan albinfo.at
Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad Zygoma”, tek një pacient me atrofi të rëndë të nofullës së sipërme – një situatë klinike ndër më sfidueset për rehabilitim oral. Nën udhëheqjen e Dr. Bassam Hassan, ekipi vendosi katër implante zigomatike, të realizuara përmes planifikimit digjital dhe kirurgjisë së guiduar (JD Guided Surgery). Ky rast përfaqëson një hap të rëndësishëm në trajtimin e maxillave ekstremisht atrofike, duke dëshmuar se kombinimi i teknologjisë digjitale, planifikimit të saktë dhe punës ekipore mund të ofrojë zgjidhje më të sigurta dhe më të parashikueshme edhe në rastet më komplekse.
Për Dr. Zenunajn, ky zhvillim ka rëndësi të veçantë edhe në aspektin akademik, pasi lidhet drejtpërdrejt me linjën e tij të hulumtimit shkencor në kuadër të PhD në LUMC: përmirësimin e protokolleve të zygomës së guiduar, rritjen e saktësisë në vendosje, standardizimin e planifikimit digjital dhe avancimin e qasjeve klinike për pacientët me humbje të madhe kockore, ku opsionet tradicionale shpesh janë të kufizuara.
Profili profesional i Dr. Genc Zenunajt është ndërtuar mbi një formim të gjerë ndërkombëtar: ai ka përfunduar Master në Okluzion, MDSc në Protetikë në Vjenë, EAO Master Diploma në Gjenevë, si dhe Implant Specialist Recognition në Holandë. Gjithashtu kombinimi me përvojën klinike dhe angazhimit akademik në një qendër si LUMC, reflektohet edhe në përfitime konkrete për pacientët/klientët në Kosovë, veçanërisht në Klinikën Dentare “Dr. Genci” në Istog.
Klinika Dentare “Dr. Genci” në Istog, e themeluar nga Dr. MDSc. Genc Zenunaj, është një adresë e njohur ku ofrohen shërbime të nivelit më të lartë në fushën e implantologjisë, dhe estetikës dentare. Në këtë klinikë realizohen trajtime implantare me precizion të lartë, duke sjellë zgjidhje që deri jo shumë kohë më parë do të konsideroheshin të vështira, madje edhe “të paimagjinueshme” për tu kryer në lëminë e implantologjjsë.
Një nga procedurat për të cilat njihet Klinika Dentare ‘Dr. Genci’ është nxjerrja e dhëmbëve dhe zëvendësimi i tyre brenda të njëjtës ditë, ose më së voni brenda 48 orëve, me implante dhe dhëmbë të përkohshëm fiks – e njohur ndryshe edhe si ‘implantim i menjëhershëm’ (Immediate Implantation).
Një risi e veçantë është edhe fakti që Klinika Dentare “Dr. Genci” ka instaluar dhe aplikuar modelin holandez të bashkëpunimit ndërmjet klinikave dentare, duke funksionuar tashmë si klinikë referente për rastet më komplekse në implantologji. Sipas këtij sistemi, 26 klinika referojnë rastet më sfiduese në Klinikën “Dr. Genci”, përfshirë edhe një klinikë nga Lugina e Preshevës, dy nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Shqipëria—duke e shndërruar Istogun në një pikë të rëndësishme referimi për trajtimet e avancuara implantare në rajon.
Albinfo.at
E-Diaspora
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë
Jeta në Zvicër
-
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës (SEM), gjatë vitit 2025, 2,106 kosovarë fituan... -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër














