Lajme

Ekspertët në Zvicër: Koha për zbutjen e detyrimit të mbajtjes së maskës

Hauri: "Tani mund të parashikohet lehtësimi i situatës - gjithashtu edhe sa i përket detyrimit për bartje të maskës"

“Fushata e vaksinimit po bëhet në një shkallë të gjerë në kantone”,  është shprehur Rudolf Hauri, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Kantonalë, në konferencën e rregullt për media që  mbajtën ekspertët shëndetësorë sot pasdie në Bernë.

Ne mund të vaksinojmë edhe më shumë , po të kishim më shumë furnizim me vaksina. Kufiri i moshës është hapur tashmë në shumë kantone, trasnmeton albinfo.ch. Kjo mund të nënkuptojë se njerëzit e moshuar nuk janë më të privilegjuar për vaksinim, siç ishin deri pak kohë më parë. “Por kjo është e justifikueshme në situatën aktuale”, thotë Hauri.

Situata është nën kontroll, aktiviteti i virusit është i ulët. Testet serike po regjistrojnë vetëm vatra të vogla shpërthimesh. Kjo është arsyeja përse tani mund të parashikohet lehtësimi i situatës – “gjithashtu edhe sa i përket detyrimit për bartje të maskës”.

Sidoqoftë, ende nuk duhen braktisur të gjitha masat mbrojtëse. Heqja graduale e tyre është e rëndësishme dhe ajo që na duhet.