Lajme
Ekspertët: Wuhani është kthyer në normalitetit të plotë, si është e mundur?
Pavarësisht një viti nga bllokimi, Wuhan tashmë është kthyer në jetën normale, por ende i përhumbur nga plagët emocionale.
Një vit ka kaluar që kur qyteti qendror kinez Wuhan me 11 milionë njerëz u vendos nën bllokimin e parë të koronavirusit në botë më 23 janar.
Sipas statistikave thuhet se të paktën 3 mijë e 869 banorë të Wuhan humbën jetën nga virusi, i cili vazhdoi të merrte më shumë se 2 milionë jetë në të gjithë globin, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Bota u shtang kur fluturimet, trenat dhe autobusët për nga Wuhani u anuluan, autostradat u bllokuan dhe njerëzit u urdhëruan të qëndronin në shtëpitë e tyre, duke u mbështetur te zyrtarët dhe vullnetarët për nevojat e përditshme.
Fillimisht, ishte e vështirë për pacientët, familjet dhe madje edhe disa punonjës të kujdesit shëndetësor të shkonin në spital.
Por qeveria kineze që nga ajo kohë ka paralajmëruar masa drastike për të frenuar shpërthimin fillestar dhe masa të ngjashme deri tani janë zbatuar në vendet rreth botës – me disa qytete jashtë Kinës duke pësuar bllokime të shpeshta.
Në atë kontekst, Wuhan është bërë një histori suksesi në zbutjen e virusit. Kjo pasi nuk ka raportuar një infeksion lokal të koronavirusit për muaj me radhë.
Nga ana tjetër, ekspertët vlerësojnë se gjithë kjo shuarje e Covid, në këtë vend, është enigmatike, pasiqë kontrollimi total, aq sa të kthehet në normalitet i gjithë vendi, duhen studime për këtë.
Më 31 dhjetor, ndërsa miliona njerëz në vendet e tjera kaluan natën e Vitit të Ri në mbylljen e një bllokimi tjetër, ndërsa banorët e Wuhanit mbushën rrugë duke festuar ardhjen e vitit 2021.
Sot, banorët flasin me krenari për qëndrueshmërinë dhe forcën e qytetit të tyre, dhe përpjekjet që ata bënë për të larguar COVID-19.
Por masat e ashpra erdhën gjithashtu me një kosto të madhe personale për banorët, dhe pavarësisht kthimit të dukshëm në jetën normale, plagët e thella emocionale ndjekin qytetin.
Disa banorë që humbën të dashurit e tyre nga virusi janë ende duke jetuar në hidhërim, të zemëruar me qeverinë për hapat e saj të hershëm në parandalimin e njerëzve nga njohja e fakteve që mund të kishin shpëtuar jetë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












