Lajme

Cyrih: Ekspozitë e fotografive, me karakter garues

Fotografisti shqiptar nga Zvicra, Ruzhdi Ibrahimi, konkurron me fotografinë "Der sanfte Flug gegen den Wind" ("Fluturimi i butë kundër erës")

Të enjten, duke filluar nga ora 17:00 hapet një ekspozitë e fotografive në Cyrih me karakter konkurrues. Në mesin e fotografive të tjera, aty do të ekspozohet në format të madh edhe një fotografi e autorit tashmë të njohur të fotografisë, Ruzhdi Ibrahimi, bën të ditur Ibrahimi për albinfo.ch. Fjala është për fotografinë e titulluar “Der sanfte Flug gegen den Wind” (“Fluturimi i butë kundër erës”).

Ekspozita e fotografive SPC Photo Award Cyrih hapet më 1 dhjetor 2022. Ejani dhe shijoni vlerat e fotografisë artistike të ekspozuara këtu. Takoni autorët e fotografive dhe bisedoni me ta në një ambient të këndshëm!

Ju keni munësinë të vlerësoni fotografitë e ekspozuara! Për votim kërkohet prania fizike në lokalet e ekspozitës. Aty pajiseni me një kartelë me nr. të sigurisë dhe secili vizitor i ekspozitës mund të votojë për tri fotografitë e preferuara!

Adresa: Sihlquai 125, 8005 Cyrih, Zvicër
PhotoBastei është shtëpia e fotografisë në qendër të Cyrihut, afër sheshit Limmatplaz, në rrugën Sihlquai 125, në katin e tretë.

Në vazhdim, orari i hapjes (Vernisage), i qëndrimit hapur dhhe mundësisë për votim si dhe ai i mbylljes (Finnisage) të ekspozitës.
– E enjte, 01.12. 2022 17:00 – 20:00 (Hapja e ekspozitës)
– E premte, 02.12.2022 18:00 – 20:00
– E shtunë, 03.12.2022 12:00 – 15:00
– E diel, 04.12.2022 12:00 – 15:00
– E hënë, 05.12.2022 mbyllur
– E martë, 06.12.2022 mbyllur
– E mërkurë,07.12.2022 mbyllur
– E enjte, 08.12.2022 18:00 – 20:00
– E premte, 09.12.2022 18:00 – 20:00
– E shtunë , 10.12.2022 12:00 – 15:00
Përfundimi i votimit 15:00
Përfundimi & Ndarja e çmimeve, të shtunën, në orën 15:30.