Muzikë
Ekspozitë e piktorit Arsim Berisha në 10-vjetorin e ansamblit “Trojet”
Piktori paraqitet me një larmi motivesh e stilesh, por i mbështetur fort në motivin e tij kryesor: Atdheun, mitër e kombin, histori dhe gjurmë arti, kulturë dhe jetë
Ansambli „TROJET” në Winterthur, në kuader të 10 vjetorit të themelimit organizon: EKSPOZITË personale të piktorit, dhe artisti të njohur, Arsim Berisha. Për të gjithë atdashësit, miqtë dhe të rinjtë, ata që duan të njohin vlerat e artit shqiptar ndër shekuj, është një mundësi e artë. Ejani dhe zbuloni botën e piktorit Arsim Berisha, ku pasioni dhe talenti vijnë së bashku per te krijuar piktura të mrekullueshme.
Piktori paraqitet me një larmi motivesh e stilesh, por i mbështetur fort në motivin e tij kryesor: Atdheun, mitër e kombin, histori dhe gjurmë arti, kulturë dhe jetë. Arti revulucion i së bukurës ! www.kunstberisha.ch
Ekspozita hapet më 24 qershor 2023, në orën 19:00. Adresa: Sekundarschule Mattenbach Talgutstrasse 71, 8400 Winterthur.
Të dielën, më 25 qershor, manifestimi i dhjetëvjetorit të ansamblit “Trojet” do të vazhdojë me një program të pasur kulturor me anëtarë dhe të ftuar të tjerë. Programi fillon në orën 15.00 dhe mbahet në të njëjtën adresë, pra: Sekundarschule Mattenbach Talgutstrasse 71, 8400 Winterthur.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit24 Qershor 2023
- Ora19:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit11 Qershor 2023 - 10:00
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













