Lajme
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë
Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit zyrtar, rasti kishte ndodhur më 12 korrik 2025, rreth orës 20:59, në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë, ku një mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është ekstraduar më 24 prill 2026 nga Gjermania në Kosovë.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gojbulë, Vushtrri 12.07.2025 – 20:59. Më 24.04.2026 lidhur me rastin, është ekstraduar nga Gjermania i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 Këshilli Federal synon të mbështesë Lojërat Olimpike Dimërore 2038 në Zvicër me një fond prej deri... -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme













