Lajme
‘Ekzekutivët e huaj fitojnë më shumë’: Çfarë tregojnë shifrat e reja për pagat zvicerane?
Ajo që dihet më së miri për pagat në Zvicër është se ato janë ndër më të lartat në botë. Por, të dhënat e reja tregojnë edhe më shumë detaje se sa fiton popullsia e vendit.
Informacioni vjen nga një studim i publikuar të enjten nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Këto janë disa nga pikat kryesore:
Paga mesatare
Në vitin 2023 paga mesatare e Zvicrës për punë me kohë të plotë ishte 84,500 franga (85,582 në euro) në vit.
Kështu krahasohet me mesataret evropiane të vendeve të tjera me të ardhura të larta, sipas të dhënave të Eurostat:
Paga mesatare e Islandës në vitin 2023 ishte 53,885 euro (50,640 franga); Luksemburgu 49,035 euro (46,082 franga), dhe Norvegjia 45,798 euro (43,037 franga), transmeton albinfo.ch.
Hendeku është edhe më i madh kur krahasohet me fqinjët e afërt të Zvicrës: 38,457 euro (36,142 franga) në Austri; 38.086 (35.792 franga) në Gjermani; 38 481 euro (36 163 franga) në Francë; dhe 23,207 euro (21,809 franga) në Itali – kjo e fundit bie nën mesataren e BE-së prej 28,217 euro.
Ju mund të argumentoni se kostoja e jetesës së Zvicrës është mjaft më e lartë se në shumicën e vendeve të tjera evropiane dhe ajo ‘hanë’ pagat e larta.
Por, sipas të njëjtave të dhëna të Eurostat, edhe kur rregullon pagat për standardet e fuqisë blerëse, Zvicra është ende në krye, edhe pse diferenca me vendet e tjera ngushtohet.
“Kjo shifër nënvizon pozitën e fortë ekonomike dhe standardin e lartë të jetesës së Zvicrës, duke tejkaluar ndjeshëm vendet e tjera në rajon”, vuri në dukje Eurostat, shkruan thelocal.
Drejtuesit e huaj fitojnë më shumë se zviceranët
Të huajt në pozita të larta drejtuese fitonin më shumë se homologët e tyre zviceranë, me një pagë mesatare prej 130,000 frangash në vit krahasuar me 129,100 franga për shtetasit zviceranë.
Dallimi është edhe më i theksuar mes femrave: drejtuesit e huaj meshkuj fituan 117,000 franga, krahasuar me 110,000 franga për gratë zvicerane (lexoni më shumë për pabarazinë gjinore më poshtë).
Më shumë para për punëtorët me kohë të pjesshme
Sipas shifrave të FSO-së, personat shkalla e punësimit të të cilëve është më pak se 90 për qind konsiderohen me kohë të pjesshme. Dhe ata kanë regjistruar rritje dukshëm më të mëdha të pagave gjatë tre viteve të fundit.
Për shembull, në vitin 2021, ata fituan një pagë mesatare prej 41,300 frangash në vit, krahasuar me 43,300 franga në 2023, që përfaqëson një rritje prej 4.6 për qind.
Për krahasim, pagat për punonjësit me kohë të plotë u rritën me vetëm 1.6 për qind gjatë së njëjtës periudhë.
Gratë fitojnë më pak se burrat, me disa përjashtime
Hendeku i pagave midis grave dhe burrave që punonin mbeti i rëndësishëm në vitin 2023: 31.3 për qind e burrave që punonin me kohë të plotë fituan më shumë se 104,000 franga, ndërsa kjo përqindje ishte vetëm 20.6 për qind për gratë.
Megjithatë, saktësisht e kundërta është e vërtetë në grupet me të ardhura më të ulëta: 10.9 për qind e grave që punojnë me kohë të plotë fituan më pak se 52,000 franga, ndërsa vetëm 5.3 për qind e burrave janë në mesin e pagave të ulëta.
Situata është e ndryshme në grupe të caktuara profesionale: gratë që punojnë me kohë të pjesshme në profesione tregtare ose të shitjes fitojnë më shumë se burrat; paga mesatare vjetore për gratë në ata sektorë ishte 42,900 franga, ndërsa burrat në të njëjtat industri fitonin mesatarisht vetëm 42,000 franga.
Në sektorin e shitjeve dhe shërbimeve, statistikat tregojnë se gratë në punë me kohë të pjesshme fitonin 28,500 franga në vit, krahasuar me një mesatare prej 25,700 franga në vit për burrat.
Pra, “paragjykimi gjinor” duket se funksionon në të dyja drejtimet.
E-Diaspora
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19 Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses...
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Gjenevës zgjedh Komitetin e ri
-
Latifi takon Kryetarin e Këshillit Nacional zviceran
-
Shqiptarët në Itali hapin qendrën kulturore “Oda”
-
Varshavë: Filmi “Pikë uji” prezantohet në festivalin prestigjioz
Jeta në Zvicër
-
Vazhdon rritja e rasteve të sulmeve ndaj punëtorëve shëndetësorë në Zvicër Punonjësit shëndetësorë në Zvicër në vazhdimësi janë të rrezikuar nga shumë pacientë dhe të afërm të...
-
Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër rekomandon vaksinimin kundër gripit dhe COVID-it
-
Çdo vit në Zvicër vdesin mesatarisht 185 persona duke bërë sport
-
Ka vjedhur cigare me vlerë prej 158,000 frangash: 3 vjet burg për kosovarin
-
Derbaci shënon dy gola për Zvicrën U19