Muzikë

Elbenita Kajtazi do të performojë në “Konzerthaus”

Sopranoja e mirënjohur, Elbenita Kajtazi, do të performojë në “Konzerthaus” të Berlin-it për herë të parë më 1 shtator, shkruan albinfo.ch.

Artistja shqiptare do të jetë në rolin e personazhit Rita, në veprën komike “Dy burra dhe një grua“, të kompozitorit italian Gaetano Doniceti.

Kajtazi vazhdon me angazhimet e saj artistike në skena të ndryshme evropiane duke dëshmuar performancë të mrekullueshme. /Albinfo.ch