Kosova
Elbenita Kajtazi: Rinia e Kosovës po ikën, nuk e gjen vetën aty
“Ju që motrës time i shuat ëndërrat në Kosovë”
Një rrëfim emocionues e ka bërë Elbenita Kajtazi për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
„Sot edhe motra ime e tretë Mirjeta po largohet nga Kosova drejt Gjermanisë, natyrisht që ndjehem e lumtur, sepse po bëhemi tri motra të bashkuara në Hamburg, por njëkohësisht ndjej një trishtim që ma kaplon gjithë trupin.
Ju që edhe Mirjetës time i shuat ëndërrat në Kosovë, ashtu siç i shuat ëndërrat edhe Fitorës edhe Fitimit, e edhe Flakës, tre studentë të mrekullueshëm që lanë Kosovën gjithashtu gjatë këtij viti, ju diletantë të paskrupullt, ju jeni turpi i kombit shqiptar, ju që në vend t’i avanconi e t’i përkrahni në rrugëtimet e tyre të ndritshme, ju i shkelët me këmbë, ua shuat ëndërrat dhe i detyruat të largohen nga vendi i tyre, ju jeni e keqja e Kosovës time!
Mirë se vini, rini e ndritur, mirë se vjen, Mirjeta, në një vend ku nuk gjykohesh pse je femer, nuk gjykohesh pse je e fuqishme, nuk gjykohesh pse ke ëndërra dhe nuk gjykohesh pse je zë i fuqishëm!
Mirë se vjen, Mirjeta, në një vend ku po pate dëshirën dhe pasionin, do fluturosh sepse vetëm qielli është limiti yt.
Do të kthehemi një ditë, Kosova ime, do të kthehemi ta luftojmë të keqën që të ka kapluar, e trishtë do të jetë kjo luftë, por do e bëjmë me mish e shpirt bashkë me gjithë ato yje që jetojnë atje, bashkë me gjithë ata të rinj të mrekullueshëm që kanë vendosur të rrinë!“
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












