Lajme
Elon Musk do të paguajë miliarda dollarë taksa
Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, ka thënë se do të paguajë taksa në vlerë të 11 miliardë dollarëve këtë vit.
Musk është bërë pjesë e një debati publik në rrjetet sociale, rreth asaj se sa paguan taksat e shtetit.
Më herët gjatë kësaj jave, senatorja amerikane, Elizabeth Warren, ka thënë përmes një postimi në Twitter se Musk duhet që të ndalet edhe të mos fitojë pa asgjë në kthim.
“Për të gjithë ata që hamendësohen, unë do të paguaj 11 miliardë dollarë taksa këtë vit”, është përgjigjur miliarderi.
Musk, themeluesi i kompanisë së makinave elektrike, Tesla dhe asaj për pajisje hapësinore SpaceX, është bërë njeriu më i pasur në botë vitin e kaluar.
Sipas Indeksit të Bloombergut, pasuria e tij kap vlerën e 243 miliardë dollarëve, transmeton rel, përcjell Albinfo.ch
Javën e kaluar Musk është shpallur Personi i Vitit nga revista Time.
Kjo gjë e ka shtyrë senatoren Warren që të kërkojë kryerjen e obligimeve për taksa.
Presidenti amerikan, Joe Biden mbështet rritjen e taksave për personat shumë të pasur, ndonëse legjislacionet për këtë gjë janë të bllokuara në Kongres.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena












