Lajme

Elon Musk e merr prapë titullin e njeriut më të pasur në botë

Multimiliarderi amerikan, Elon Musk, ka marrë edhe një herë titullin e personit më të pasur në botë

Musk u ngjit në vendin e parë falë rritjes së aksioneve të Tesla-s. Pasuria e tij neto u rrit sot me 4.1 miliardë dollarë të tjerë, ose më shumë se 1.75 për qind, dhe tani arrin në 240.7 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla-s u rritën më shumë se 2.5% këtë mëngjes në pak më shumë se 266 dollarë amerikanë. Ishte një rikuperim pas një rënie të vlerës së aksioneve javën e kaluar. Vlera neto e Musk tani ka tejkaluar atë të Bernard Arnault, drejtorit ekzekutiv të prodhuesit francez të mallrave luksoze LVMH.

Louis Vuitton, Christian Dior dhe Tiffany janë në pronësi të LVMH. Pasuria neto e Arnault u fundos sot me 2.4 miliardë dollarë, ose më shumë se 1 për qind, në 234.9 miliardë dollarë. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të rënies së vlerës së aksioneve të LVMH. Musk humbi titullin e personit më të pasur në botë të premten, vetëm disa ditë pasi e rifitoi atë për pak kohë. Ai humbi afërsisht 18 miliardë dollarë të enjten pasi aksionet e Tesla u fundosën, të cilat ranë gati 10% pas një raporti të dobët të fitimeve tremujore./Forbes