Futboll
Emery: Xhaka mund të shënojë nga çdo pozitë
Trajneri i Arsenalit, Unay Emery, ka lavdëruar Granit Xhakën për ndeshjet e fundit, sidomos atë ndaj Manchester United.
Xhaka jo vetëm shënoi një gol të bukur, por bëri edhe një ndeshje të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, tha se goditja e Xhakës ishte si një e brazilianit.
Edhe Emery ka thënë se goditja e Xhakës ishte shumë e fuqishme dhe specialitet i tij.
“Çdo lojtar ka kualitetet e tij. Xhaka ka një aftësi të veçantë, pasi mund të shënojë nga çdo lloj pozicioni. Ju e dini më mirë se unë, pasi Xhaka e bën prej vitesh këtë gjë. Goli i tij ishte shumë i rëndësishëm për ne. Nuk mund të them se De Gea kishte faj, pasi Xhaka është një specialist dhe gjuajtja e tij është e paparashikueshme”, u shpreh trajneri i Arsenalit.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












