Lajme
Emigrantët ‘pushtojnë’ kufirin Poloni-Bjellorusi
Evropa sfidohet edhe nga një valë refugjatësh
Situata në kufirin Poloni-Bjellorusi pritet të përkeqësohet. Autoritetet bjelloruse shprehen se disa qindra emigrantë po udhëtojnë në grupe të mëdha përmes vendit drejt kufirit me Bashkimin Evropian.
Mijëra njerëz janë përpjekur të kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni gjatë muajve të fundit, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Emigrantët janë vënë në qendër të një debati të ashpër diplomatik midis presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Bashkimit Evropian, i cili nuk e njeh zyrtarin autoritar si një udhëheqës të ligjshëm.
Rojet kufitare të ish-republikës sovjetike thanë se kishin marrë “të gjitha masat e nevojshme” për të garantuar sigurinë, sipas një raporti nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Polonia, nga ana e saj, njoftoi se do të përforcojë mbrojtjen në kufirin e jashtëm të BE-së.
Autoritetet polake besojnë se emigrantët mund të përpiqen të kalojnë kufirin pranë qytetit të Kuznica Bialostocka.
“Ky grup i madh emigrantësh është nën kontrollin e njësive të armatosura bjelloruse të cilat vendosin se ku mund të shkojnë dhe ku nuk mund të shkojnë,” sipas koordinatorit të inteligjencës polake Stanislaw Zaryn.
Lukashenko përballet me kritika nga komuniteti ndërkombëtar për faktin se po lejon emigrantët të fluturojnë në Bjellorusi nga rajonet e krizës dhe më pas transportohen në kufirin e BE-së.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











