Integrimi
Emiliano Biraku, shqiptari që synon ta udhëheqë Venecian
Emiliano Biraku u zhvendos në Itali para 16 viteve për të ndjekur studimet e larta për ekonomi.
Pas studimeve, Biraku vendosi të ndërtonte jetën dhe të ardhmen në këtë vend.
Ai jeton në Venecia me familjen e tij: bashkëshorten, vajzën dhe djalin. Tash e gjashtë vite është anagzhuar në politikë, përmes së cilës mëton të kontribuojë për çështjet lokale e nacionale, veçanërisht në ruajtjen e vlerave të qytetit të Venecias, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2016, ai u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike për Venecian historike, ndërsa në muajin shkurt ka marrë detyrën si koordinator i Partisë Demokratike në Venecia.
Në emisionin “My Living” ai ka rrëfyer për jetën dhe sfidat në qytetin italian. Ai thotë se Venecia për të tashmë është bërë një shtëpi e dytë.
“Gjithë komuniteti shqiptar në Venecia ndihemi si në shtëpinë tonë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre në historinë e Venecias”, thotë Emiliano.
Pasi përfundoi studimet, Emiliano për një vit e gjysmë punoi në sektorin bankar, por tashmë ka disa restaurante të vetat, përcjell albinfo.ch.
Ai ka treguar edhe arsyen se vendosi t’i futej politikës që kontribuojë për Venecian, dhe tashmë po bëhet gati për zgjedhjet e 26 majit.
“Pasi ke marrë shumë nga një vend, të ka dhënë mundësi të integrohesh, të studiosh, të krijosh edhe një të ardhme, vjen momenti kur t’i ndihesh i gatshëm të japësh mbrapsht atë që ke dhënë për këtë vend”, thotë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën Aeroporti Basel-Mulhouse, i drejtuar bashkërisht nga Franca dhe Zvicra, ka njoftuar tetë destinacione të reja në... -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës













