Lifestyle
Eminemi dëshiron shkarkimin e Trumpit
Nuk mund t’i shikoj lajmet më, ngase filloj të stresohem. Edhe unë dua që vendi im të jetë më i miri, por kjo s’mund të bëhet me Trumpin lider”
Reperi Eminem përsëri ka folur për pakënaqësitë e tij me punën e presidentit amerikan Trump. Në intervistën e tij të fundit, Eminem ka thënë se ai shpreson që një ditë Trumpi të shkarkohet. Kur është pyetur se çfarë pret nga viti 2018, reperi u shpreh se pritshmëritë e tij janë të vogla.
Komentet e tij vijnë disa ditë pas publikimit të albumit më të ri “Revival”.
Eminem, i njohur për tekstet e tij kritike ndaj ngjarjeve në botë, ka thënë se Trumpi “ia vlon gjakun”.“Nuk mund t’i shikoj lajmet më, ngase filloj të stresohem. Edhe unë dua që vendi im të jetë më i miri, por kjo s’mund të bëhet me Trumpin lider” tha 45-vjeçari.
Kur është pyetur nëse ai dhe republikani kanë ndonjë ngjashmëri, Eminem tha se dallimet janë shumë më të mëdha se ngjashmëritë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë













