Integrimi
Emrat e ballkanasve janë poashtu helvetikë
Intervistë e Bashkim Iseni, drejtor i platformës Albinfo.ch, për javoren "Le Matin Dimanche", në lidhje me polemikat mbi Swiss life dhe emrat e të huajve.
A ndiheni i shokuar nga praktika e Swiss Life ?
Nuk më çuditë shumë. Tjetërsimi është pjesë e historisë së Zvicrës. Këtu gërshetimi i kulturave është i jashtëzakonshëm. Por hapja ndaj të tjerëve bëhet në mënyrë progresive. Kujtoni « Huguenot »-të, ose, më afër nesh, spanjollët ose italianët. Ende ka rrugë për të bërë në mënyrë që ky tjetërsim të bëhet pjesë e integruar e shoqërisë helvetike.
Personat me origjinë ballkanike janë të fundit që kanë ardhur në vendin tonë. A i vuajnë pasojat e kësaj situate ?
E vështirë të thuhet. Por është e vërtetë që këta persona vuajnë më shumë nga diskriminimi sot sesa ato me origjinë portugeze ose italiane. Personat e ardhur nga Ballkani janë viktima të këtij paragjykimi. Ekzistojnë dallime kulturore objektive me Zvicrën. Por aro jo gjithmonë kuptohen mirë dhe krijohen frika dhe paragjykimet. Ballkanasit cilësohen si të dhunshëm, klanorë dhe të zhurmshëm. Kjo është pa dilemë e pavërtetë. Pastaj futet në lojë edhe feja e tyre myslimane dhe bëhet amalgamë në mes të kësaj popullate dhe radikalizmit islamik.
Pra, feja myslimane luan një rolë të rëndësishëm rreth këtij diskriminimi?
Ekziston një retorikë politiko-mediatike që fokusohet në këtë, me të vërtetë. Posaçërisht nga atentatet e 11 shtatorit 2001. Më herët, askush nuk e përmendëte. Popullata ballkanike vuan nga ky perceptim.
Si përkthehet ky diskriminim në përditshmëri ?
Kjo temë rikthehet shpesh në diskutimet. Një i ri në situatë të dështimit profesional mund të tentoj ta shpjegoj përmes « racizmit » nga i cili vuan. Ekziston një vuajtje. Nëpër gazeta, rrallëherë shztatsit e Ballkanit përmenden për të mirë. Ekziston ndjenja e të qenurit një minoritet shoqëror i pakuptuar dhe pak i pranuar. Që nga arritja e Kombëtares së Futbollit të Zvicrës, shoqëria zvicerane ka filluar të hapet. Emrat Xherdan ose Blerim nuk asociohen më me dhunë. Është kjo mirë, por nuk mjafton.
Në të cilat fusha diskriminimi është më i dukshëm ?
Do të thoja punësimi dhe strehimi. Një shok i djalit tim, me origjinë nga Ballkani, ka dërguar më shumë se njëqind oferta/kërkesa për të gjetur një vend për praktikë profesionale. Nuk ka gjetur asgjë dhe kjo është problematike. Aq më shumë që pozita e kërkuar është strategjike, aq më shumë është vështirë. Emri luan rol, siç tregojnë disa studime. Por në pyetje është rrjeti (i njerëzëve) dhe kjo vlenë edhe për banim. Pa lidhje (të njofshëm), është vështirë të fitohet besimi i të tjetrit dhe kjo vlenë edhe për zviceranet. Për këtë arsye, përzierja shoqërore është e rëndësishme.
Sipas jush, a ekzistojnë zgjidhje ?
Mendoj se puna duhet të bëhet nga të dy anët. Popullata me prejardhje ballkanase duhet të kalojë nga një logjikë e organizimit komunitar në një strukturë më shumë të orientuar drejt vendit pritës. Në një anë tjetër, popullata zvicerane do duhej të dilte nga paragjykimet e saja dhe të mos interesohej për këtë kulturë vetëm kur ndodhin gjëra të këqija. Prandaj, mendoj që jemi në një udhëkryq në mes të zbulimit dhe çlirimit. Tendenca është pozitive.
A mund « Zviceranizmi » i emrit të jetë një zgjidhje ?
Disa e bëjnë, me të vërtetë. Të tjerët, dhe janë shumë, zgjedhin patronimin e tyre ballkanik si emër shoqëror poashtu zviceran. Kjo kontribuon, mendoj, në familiarizimin e zviceranëve me këta emra. Pra bëhen përbërës të identitetit helvetik, i cili, e rikujtoj, nuk është statik.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina











