Lajme
Emrat më të popullarizuar të foshnjave në Austri
Emilia dhe Paul janë zbuluar si emrat më të njohur për të sapolindurit në Austri. Këtu janë 10 emrat më të njohur.
Është sërish ajo kohë e vitit kur Statistikat e Austrisë nxjerrin emrat më të njohur të vendit për foshnjat e porsalindura në vitin 2023, me Emilia (për vajzat) dhe Paul (për djemtë) të shpallur si fitues, transmeton albinfo.at.
Nga 37,596 vajza dhe 40,009 djem të lindur atë vit, Emilia u zgjodh 638 herë për vajzat dhe Paul u zgjodh 687 herë për djemtë, secili që përfaqëson 1.7 për qind të totalit të emrave të dhënë, sipas një analize nga Statistics Austria.
“Emilia, e cila u rendit e dyta në vitin 2022, është bërë emri më popullor për vajzat për herë të parë në vitin 2023, ndërsa fituesja e vitit të kaluar, Ema, ra në vendin e tretë. Paul rimori vendin e parë midis djemve, ashtu siç bëri në 2021 dhe 2018. Maximilian, emri më i popullarizuar i djemve në vitin 2022, ra në vendin e katërt, Anna ka qenë një nga dhjetë favoritet e para që nga viti 1991 dhe renditet vazhdimisht në tre vendet e para nga viti 1996 deri në 2021”, tha Tobias Thomas, Drejtor i Përgjithshëm i Statistikave të Austrisë, shkruan thelocal.
Emilia hyri për herë të parë në top dhjetë listën e emrave të vajzave në vitin 2013 dhe vazhdimisht është renditur në tre të parat që nga viti 2019. Paul, i cili u ngjit me dy vende në krahasim me një vit më parë, ka qenë në dhjetëshen më të mirë të emrave të djemve që nga viti 2012.
Statistics Austria i përpilon rezultatet duke analizuar emrat e regjistruar të foshnjave në formën e tyre origjinale, pa karaktere të veçanta.
Këtu është lista e plotë e 10 emrave më të njohur të foshnjave për vajza dhe djem në Austri.
Vajzat:
- Emilia
- Marie
- Emma
- Anna
- Mia
- Sophia
- Valentina
- Lena
- Lea
- Laura
Djemtë:
- Paul
- Jakob
- Elias
- Maximilian
- Felix
- Noah
- Leon
- David
- Tobias
- Jonas
E-Diaspora
-
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik Prishtina dhe qytete të tjera të Kosovës do të jenë nikoqire të një muaji të mbushur... -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër ekzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile Sistemi unik zviceran i strehimit emergjent mbulon pothuajse të gjithë popullsinë dhe konsiderohet ndër më të... -
Teleferikët në Fribourg tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë gjatë verës -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Zvicra rritet, Evropa tkurret – por të dyja janë të pakënaqura -
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025













