Sport
Ende ka shanse për Bunjakun
Deri pak ditë më parë gjithçka fliste për braktisjen e tij të shpejtë nga Nürnbergu...
Albert Bunjaku, futbollisti shqiptar nga Zvicra, prej disa vitesh luan në bundesligën gjermane për FC Nürnbergun, dhe ka luajtur disa ndeshje edhe për kombëtaren e Zvicrës. Deri pak ditë më parë gjithçka fliste për braktisjen e tij të shpejtë nga Nürnbergu…
Por tash duket se megjithatë shanset e tij për të mbetur në këtë skuadër të bundesligës janë ngjallur sërish. Trajneri i tij, Dieter Hecking ka thënë për gazetën “Bild” se gjasat e gjilanasit të talentuar janë të mira. ”Ne i mbajmë të gjitha opsionet hapur. As për Albertin nuk kemi marrë ende asnjë vendim”, kanë qenë fjalët e tij.
Por mbetet e paqartë nëse për sulmuesin e Nürnbergut do të ketë edhe një ofertë për kontratë të re. Ai vetë thotë: “Për mua tash gjëja më e rëndësishme është që të fitoj rast për përvojë loje. Aktualisht i kam tri oferta nga liga e parë dhe e dyta. Unë jam i bindur se do ta rikthej fuqinë time”.
Bunjaku nuk i ka bjerrë tërësisht as shpresat për angazhim të sërishëm në kombëtaren e Zvicrës. “Nëse do të filloj sërish të luaj në mënyrë të rregullt, pjesëmarrja në kombëtare do të jetë në mënyrë të natyrshme caku im i dytë i madh”, ka thënë ai për gazetën “Bild”.
I njohur për shkëlqimin e tij në sezonin 2009-2010 kur kishte shënuar 12 gola në 28 ndeshje, Bunjakun e ka ndjekur një fat jo i mirë. Ai në shtator të vitit 2010 kishte pësuar një lëndim nga i cili as sot e asaj dite nuk ka mundur të çlirohet krejtësisht. Në sezonin e kaluar Bunjaku ka pasur vetëm tri angazhime si rezervist.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe drejt hapjes në Bolonjë të Italisë, një hap i ri për diasporën Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim... -
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Migros shkurton vende pune, dhjetëra punonjës të prekur Migros Supermarkt AG ka shkurtuar papritur vende pune në departamentin e marketingut dhe komunikimit, duke prekur... -
Rritje e ndjeshme e rasteve të pickimeve nga rriqrat në Zvicër -
Rriten shkeljet e të miturve në trafik në kantonin e Cyrihut, sidomos me trotinetë elektrikë -
Aplikacioni për luftimin e depresionit miratohet zyrtarisht dhe rimbursohet në Zvicër nga korriku -
Gjeneva në qendër të botës së luksit: panairi i orëve rikthen fuqinë e takimeve reale










