Shkurt.ch

Ende paqartësi të mëdha gjatë vrasjes së dy personave në “Café 56” të Bazelit

Pas të shtënave vdekjeprurëse në mars të vitit 2017, në të cilën dy persona humbën jetën, një nga autorët e krimit do të paraqitet para gjykatës. I dyti është ende në arrati. Si një motiv i mundshëm, prokuroria dyshon në luftën midis bandave të drogës.

Të shtënat në “Café 56” në rrugën “Erlenstrasse” të Bazelit në mars 2017, ka shkaktuar jehonë të madhe: Dy personaa u qëlluan në një restorant, një person i tretë kishte fat dhe kaloi me një plagë në bel. Bazuar në infoamtat e dëshmitarëve, dyshohet se bëhej fjalë për dy autorë, të cilët pastaj u larguan nga vendi i ngjarjes pa nxitim. Zyra e prokurorisë së Bazelit, para dhjetë javësh ka ngritur akuza ndaj një të dyshuari nga Shqipëria për vrasje të dyfishtë dhe rasti do të shqyrtohet në muajin dhjetor para Gjykatës penale të Bazelit.

Personi 42-vjeçar i ishte dorëzuar një patrulle policore, një ditë pas vrasjes në Schifflände . Zyra e prokurorit publik e arrestoi, por vetëm dy ditë më vonë ai pretendoi se e kishte ngarkuar vetveten me vrasje vetëm për t`i mundësuar një shoku të tij të arratiset. Siç shihet nga vendimi i arrestimit, ai kishte frikë për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai gjithashtu mohoi të ketë qenë në vendngjarje gjatë të shtënave, shkruan “Basler Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Megjithatë, ekzistojnë fotografi të një video kamere vëzhgimi, të cilat e paraqesin atë disa orë para se të fillonin të shtënat në Erlenstrasse.

Qërimi i përgjakshëm i hesapeve ishte padyshim midis trafikantëve të lëndëve narkotike, viktimat dhe dëshmitarët e mbijetuar nuk u besojnë autoriteteve apo kanë frikë. Meqë dëshmitë shpesh nuk janë të besueshme edhe nën rrethana normale, hetimet janë të vështira. Katër të shtënat zgjatën vetëm rreth 20 sekonda, një e shtënë e pestë shkoi nëpërmes një dritare, në rrugë.

Teknikët mjeko-ligjorë kanë siguruar çdo fishek, çdo cigare të hedhur dhe çdo lugë çaji në vendngjarje. Megjithatë, kjo nuk ndryshon faktin se origjina dhe vendndodhja e armëve të përdorura nuk janë të qarta. Siç dëshmon deri më tani aktakuza, prokuroria gjithashtu nuk ka asnjë dëshmi të qartë se cili nga dy personat ka shtënë me armë dhe prandaj, si zakonisht, ka ngritur aktakuzë eventuale: Ose 42-vjeçari ka shtënë dhe bashkëpunëtori i tij i ka mbajtur mysafirët e tjerë në ankth, ose rolet kanë qenë anasjjelltas. Bashkëpunëtori deri më tani nuk ka mundur të arrestohet.

Një dritë të vogël në horizont sjell e kaluara e 42-vjeçarit: Ai është rritur në Tiranë dhe në moshën 14-vjeçare udhëtoi në Itali për t`iu bashkuar babait të tij, në kuadër të bashkimit familjar. Në moshën 22-vjeçare, aia parashtroi kërkesë për azil në Gjermani me identitet të rremë, ndërsa pak më vonë e sulmoi një lokal në Hannover me një armë zjarri. Gjykatat në Francë dhe Gjermani më vonë e dënuan atë për trafikim të kokainës, në total ai ka akumuluar burgim prej 14 vitesh, të cilin e ka vuajtur pjesërisht. Megjithatë, shumica e veprave janë kryer para dhejtë viteve dhe gjykata nuk mbështetet në to. Ai është dëbuar në Shqipëri tri herë. Ndërkohë, shqiptari ka marrë avokatin Valentin Landmann si mbrojtës.

Viktima i të shtënave gjithashtu është nga i njjëti rreth: Shqiptari i vrarë 28-vjeçar ishte dënuar për trafikim të drogës dhe sulm, ndaj tij kishte ndalesë të hyrjes për Francë dhe Itali, shkruan më tej Albinfo.ch. Për viktimën e dytë dihet fare pak, por është e njohur se shqiptari 39-vjeçar tashmë kishte ndalesë të hyrjes në Belgjikë dhe në Itali po kërkohej për vjedhje.

Personi i tretë 25-vjeçar, i cili iu mbijetoi të shtënave me plagë, në Kantonin e Bazelit ka qenë i dënuar si pjesë e një bande të vjedhësve dhe gjithashtu kishte një ndalim hyrjeje për Zvicër, në ndërkohë ai është dëbuar. Që të tre viktimat po kalonin një natë së bashku në një restorant, duke festuar ditëlindjen e një miku: Ky person gjithashtu ishte dënuar edhe për vjedhje dhe trafikimit të heroinës.

Se çfarë ka ndodhur saktësisht gjatë të shtënave, ndoshta kurrë nuk do të sqarohet.

Procesi gjyqësor do të fillojë më 10 dhjetor dhe do të zgjasë katër ditë.