Lajme
Ëndrra shqiptare për një kombëtare të nivelit botëror
‘El Mundo Deportivo’ shkruan se nëse Shqipëria do të kishte pasur futbollistët e përfaqësueses zvicerane por dhe Januzajn e Belgjikës, me shumë gjasa në të tetën e finales ndaj Argjentinës nuk do të ishte Zvicra por kuqezinjtë
Gianni de Biasi, tekniku italian qe drejton kombëtaren shqiptare dëshpërohet çdo herë që sheh një ndeshje të kupës së botës dhe ndjek përparimin e futbollistëve me origjinë shqiptare që mund të luanin për vendin e shqiponjave.
Një vend me tre milion banorë, që kurrë nuk ka marrë pjesë më parë në një turne të madh futbolli, mund të kishte qenë e pranishme në Botërorin brazilian, nëse yjet me origjinë shqiptare do të kishin zgjedhur të vishnin fanellën e vendit të tyre.
Në kupën e botës ka futbolliste që mund te kishin formuar një kombëtare që mund të ishte kualifikuar ne Brazil 2014, gjë që nuk ka ndodhur kurrë as në Botëror e as ne kampionatin evropian.
Gazeta spanjolle madje thekson se Shaqiri, aktualisht ylli i Zvicrës, në rini ka qenë shumë në mëdyshje për të luajtur për kuqezinjtë në të kaluarën, madje posedon dhe dy pasaporta, atë zvicerane dhe atë shqiptare.
Një tjetër talent është Adnan Januzaj, qendërsulmuesi i ri i Manchester United dhe Belgjikës. I lindur ne Bruksel, ku prindërit e tij shqiptarë të Kosovës shkruhet më tej në Spanjollen ‘El Mundo Deportivo’ emigruan gjatë luftës në Jugosllavi. Ai është 19 vjeç dhe është thirrur për të bërë historinë nga Louis van Gaal në Old Trafford.
Shumica e futbollistëve shqiptarë luajnë me Zvicrën në këtë kupe bote. Ata do te përballen me Argjentinen e Lionel Mesit në çerek finale.
Gjithashtu në shkrim përmenden dhe dy vëllezërit Xhaka, ku i pari luan për Zvicrën dhe i dyti për Shqipërinë, dhe sipas El Mundos, dhe mesfushori i Gladbachut mund të kishte qenë pjesë e Shqipërisë në eliminatore. Ekipi do te plotësohet me Blerim Xhemaili, qendër sulmuesin e Napolit, që ka bërë një super loje me Rafa Benítez. E njëjta gjë mund te thuhet edhe për Valon Behrami me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, qe gjithashtu luan te Napoli. Dhe se fundmi është Admir Mehmedi. Ai ka lindur në Gostivar, por familja e tij është me origjine shqiptare.
Giani de Biazzi mundet! Ai mund të krijojë një kombëtare shqiptare të fortë. Sipas “El Mundo Deportivos” me këta shqiptare, vështirë se në Evropë do të kishte skuadër më të talentuar.
/Ballkanweb/
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Doganat gjermane e bëjnë blerjen më të lehtë për zviceranët Gjermania po lançon një aplikacion që digjitalizon procesin e rimbursimit të TVSH-së. Tregtia me pakicë zvicerane... -
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit











