Kultura
Eno Peçi, për të 14-tën herë pjesë e koncertit të Vjenës
Balerini dhe koreografi i njohur shqiptar, Eno Peçi edhe këtë vit do të jetë pjesë e koncertit të Vjenës, i njohur në publik si koncerti i Vitit të Ri
Ky është viti i 14-të që balerini tiranas i cili prej shumë vitesh jeton në Vjenë të Austrisë, është pjesë e pandashme e njërës nga ngjarjet më të rëndësishme artistike jo vetëm të Austrisë. Koncerti do të jepet me 1 janar 2017 duke filluar nga ora 11:15 minuta, ndërsa transmetohet në televizionet më të njohura të shteteve evropiane dhe më gjerë.
“Sigurisht se do të jem pjesë e koncertit të Vitit të Ri. Janë pesë çifte solistësh që kërcejnë. Unë kërcej me Ketevan Papava. Koreografia është e Renato Zanella”, shprehet Eno për “albinfo.ch”.
Xhirimet e koncertit janë realizuar tek “Hermes Villa” në Lainzer Tier Garten. Valsi që do të kërcejnë quhet “Hereinspaziert” nga opereta “Der Schätzmeister”. Muzika e valsit është realizuar nga Carl Michael Ziehrer. “Është hera e parë që baleti kërcen tek Hermesvilla. Kemi kaluar shumë mirë dhe besoj se do të ju pëlqejë edhe shikueseve”, thekson ai.
Në anën tjetër, Eno për “albinfo.ch”, tregon edhe planet të cilat pret t`i realizojë gjatë vitit 2017. Përveç repertorit në Vjenë si balerin, në janar ai do të jetë përsëri në Moskë për një koreografi të tij, premierën e së cilës e ka në mars.
“Premiera do të jepet tek Stanislawsky Theater. Pas asaj filloj përgatitjet për koreografinë time me “Wiener Staatsballett” për baletin “Petruschka” me muzikën e Igor Strawinskit. Premiera do të jepet me 29 Prill në Volksoper”, tregon balerini Peçi.
Tutje ai tha se do të vazhdojë për të marrë pjesë në një gala mbrëmje në Luxembourg, ku do të shfaqet si koreograf dhe njëkohësisht do të vallëzojë me Maria Yakovleva, solisten e parë të Teatrit të Vjenës. Po ashtu, edhe në vitin 2017 përsëri do të jetë i ftuar në Festivalin Origen në Zvicër ku do të prezantohet me një shfaqje në të cilën ai është koreograf dhe me balerinët e Wiener Staatsballett.
Eno Peçi që nga viti 2000 është pjesë e Trupës së Baletit të Teatrit Shtetëror të Operës së Vjenës, kurse nga viti 2003 bëhet solist kryesor i këtij teatri.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














