Lajme
Erdogan kërkon falje për ardhjen e vonuar të ekipeve të shpëtimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u kërkoi sot banorëve të provincës Adiyaman “falje” për ardhjen e vonuar të ekipeve të shpëtimit, duke qenë se zona në juglindje të vendit ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i 6 shkurtit.
“Për shkak të efektit shkatërrues të dy tërmeteve dhe motit të keq, ne nuk mundëm të punonim siç deshëm në ditët e para të fatkeqësisë në Adiyaman. Për këtë kërkoj që të më falni”, tha Erdogan gjatë vizitës së tij në Adiyaman.
Kreu i shtetit mbërriti në atë qytet tri javë pas tërmetit që mori jetën e më shumë se 50 mijë njerëzve në Turqi dhe Sirinë fqinje.
Presidenti turk, në pushtet për 20 vjet dhe me ambicie për të mbajtur postin pas zgjedhjeve të 14 majit, ka qenë subjekt i kritikave të ashpra për ngadalësinë e vendit në ndihmën ndaj viktimave.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












