Lajme
Erdogan prin në zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë, Ahmet Yeren, tha se presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, po prin në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas tij, me numërimin e 54.6 për qind të votave, Erdogan ka fituar 54.47 për qind. Ndërkaq, kundërkandidati nga opozita, Kemal Kilicdaroglu, ka fituar 45.53 për qind të votave.
Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote zgjodhën të dielën midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu.
Qendrat e votimit për rundin e balotazhit u hapën në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe u mbyllën në orën 17:00.
Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave.
E-Diaspora
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri Organizata e Studentëve dhe Alumni-ve Shqiptarë nga Berlini ka zhvilluar një projekt me këtë temë, i...
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
-
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
Jeta në Zvicër
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini Parlamenti miratoi rishikimin e ligjit të qarkullimit rrugor në seancën pranverore. Ndryshimet do të hyjnë në...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Ndërpritet trafiku hekurudhor mes Bazelit dhe Mulhouse
-
90 deputetë mbrojnë interesat në sektorin e shëndetësisë
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023